Shqipëria dhe 50 shtete të tjera i kërkojnë Bjellorusisë të mos cenojë lirinë e medias

Nga Exit News
Shqipëria dhe 50 shtete të tjera i kërkojnë Bjellorusisë të mos cenojë lirinë e medias

Shqipëria i është bashkuar 50 vendeve të tjera, të cilat i kanë bërë thirrje autoriteteve në Bjellorusi për të respektuar të drejtat e njeriut dhe për t’i dhënë fund sulmeve ndaj gazetarëve dhe aktivistëve.

Përmes një letre të hapur, në emër të Miqve të Kombeve të Bashkuara, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria, shtetet shprehin “shqetësim të thellë në lidhje me përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut në Bjellorusi duke përfshirë arrestimet arbitrare, dhunën ndaj gazetarëve dhe persekutimin ndaj tyre.

Më shumë se 200 incidente kundër gazetarëve janë shënuar në Bjellorusi që nga fillimi i protestave në 9 gusht. Gazetarëve të huaj iu hoq akreditimi dhe më shumë se 70 faqe u bllokuan nga autoritetet bjelloruse. Për më tepër, disa media të shtypura të pavarura nuk u lejuan të dilnin në treg.

“Ne dënojmë në termat më të fortë të mundshëm këtë shtypje të dukshme të lirisë së mendimit dhe shprehjes dhe të gazetarisë së pavarur, si dhe sulmet kundër lirisë së shtypit në Bjellorusi,” shkruhet në letër.

Vendet theksojnë se është thelbësore që gazetarët të lejohen të vazhdojnë punën e tyre pasi njerëzit e Bjellorusisë kanë të drejtë të kenë akses në informacion të paanshëm, të pavarur në lidhje me ngjarjet në vendin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>