Kastriot Islami deklaroi të mërkurën se partitë shqiptare nuk kanë demokraci të brendshme dhe pa siguruar atë, në vend nuk do të ketë zgjedhje të ndershme.
Duke folur në emisionin ‘Me Pak Fjalë’ në Euronews Albania, Islami theksoi se demokracia në partitë shqiptare nuk varet nga sistemet zgjedhore, por nga qendrimi i një kryetari për një kohë shumë të gjatë.
“Liderat shqiptare janë të fortë duke mos respektuar demokracine e brendshme, duke afruar të fortit, të pasurit. Partitë [shqiptare] nuk kanë demokraci të brendshme. as me sistem maxhoritar.”
Ai propozoi reformimin e partive nga brenda duke kontrolluar mandatet e kryetarëve të partive dhe brenda partive të ketë garë:
“Kryetari i partisë [të marrë] jo me shumë se dy mandate edhe sikur të jetë më i suksesshmi. Një deputet të qëndrojë jo më shumë se sa 2 -3 mandate. Kandidatët të dalin nga gara e brendshme dhe 6 muaj para.”