Partia Demokratike ka paditur në prokurori ministrin e Brendshëm Llëshajn dhe drejtorin e Gjendjes Civile Doracaj për ndryshimin e adresës së qytetarëve pa dijeni e tyre.
PD i akuzoi zyrtarët për fallsifikim të dokumenteve, shpërdorim të detyrës dhe shkeljen e të drejtës së zgjedhjes.
“Rastet e denoncuara nga shtetas të ndryshëm për një periudhë rreth 2 javore mbi ndryshimet e vendbanimeve, pa dijeninë e tyre, tregojnë për tentativat për të manipuluar listat e zgjedhësve shqiptarë nga personat përgjegjës, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”– thuhet në padi.
PD i bënë thirrje SPAK të fillojë sa më shpejt hetimin.