Kryeministri britanik, Johnson mund të pezullojë ndalimin e grumbullimit për Krishtlindje

Nga Exit News
Kryeministri britanik, Johnson mund të pezullojë ndalimin e grumbullimit për Krishtlindje

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi të premten se mund të pezullojë për Krishtlindje ndalimin e grumbullimit të njerëzve në grupe me më shumë se gjashtë.

I pyetur gjatë një interviste të kryer nga ITV Neës Anglia nëse familjet me pesë anëtarë nuk mund të ftonin gjyshërit e tyre për drekën e Krishtlindjes, Johnson tha:

“Ne nuk po themi fare këtë. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, do të bëjmë gjithçka që mundemi, më dëgjoni, gjithçka që mundemi për t’u siguruar që Krishtlindjet për të gjithë të jenë sa më normale”

I ashtuquajturi “rregulli i gjashtë” hyri në fuqi si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në të katër shtetet pjesë e  Mbretërisë së Bashkuar muajin e kaluar dhe zbatohet në mjediset e brendshme dhe të jashtme.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>