PD i përgjigjet Ramës për ndërtimin e banesave në Thumanë

PD i përgjigjet Ramës për ndërtimin e banesave në Thumanë

PD ju kundërpërgjigjë, të shtunën, Kryeministrit Rama për inagurimin e nisjes së ndërtimti të banesave në Thumanë, duke publikuar dëshminë e një familje të braktisur nga qeveria në Mamurras.

Belind Këlliçi bisedoi me familjen Hyseni në Mamurras, të cilët kanë 9 muaj në çadër, pa ndihma, pa ilaçe dhe pa ushqime.

“Ndërsa Edi Rama bën shoë duke përuruar nisjen e punimeve për banesat në Thumanë, vetëm pak kilometra më tutje, në Mamurras shumë familje janë në vështirësi ekonomike dhe në varfëri ekstreme duke jetuar ende në çadra”, u shpreh Këlliçi.

“Nënë e bir, pavarësisht se vuajnë nga shëndeti mendor dhe jetojnë në çadër, nuk kanë parë asnjë ndihmë nga shteti”, tregon Këlliçi.

Ndërsa, Shkëlqim Hyseni, përfaqësuesi i familjes Hyseni kërkoi të dijë se kur do t0i ndërtohet shtëpia. “Veç ne duam sa më shpejt me bë shtëpinë se vjen dimri si thika”, u shpreh ai për PD-në.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>