Kreu i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç do të vizitojë, në 5 tetor, Tiranën, me ftesë të presidentit Ilir Meta.
Pritet që takimi mes dy liderëve të fokusohet për mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Xhaferoviç do të vizitojë dhe fshatin Borakë në Shijak ku prej vitesh jeton një komunitet boshnjak.