Meta pret presidentin boshnjak, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe hapja e ambasadave

Nga Exit News
Meta pret presidentin boshnjak, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe hapja e ambasadave

Presidenti Ilir Meta priti të hënën presidentin e Bosnje-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç. Dy liderët biseduan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Në konfrencën për shtyp pas takimit, Meta i bëri thirrje qeverisë që të hapë sa më parë një ambasadë shqiptare në Bosnje.

Ndërsa presidenti Xhaferoviç theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik:

“Marrëdhëniet dypalëshe nëpërmjet dy vendeve tona janë shumë miqësore, por gjithashtu mund të bëhet më mirë. Besoj se janë përdorur të gjitha mundësitë, sidomos në ato ekonomike.”

Xhaferoviç deklaroi dhe se Bosnje-Hercegovina mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

Xhaferoviç do të vizitojë dhe fshatin Borakë në Shijak ku prej vitesh jeton një komunitet boshnjak.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>