Deputetja e opozitës Rudina Hajdari i bëri thirrje kolegëve të saj dhe shumicës socialiste që të mos miratojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Duke folur në kuvend, Hajdari theksoi se ndryshimet nuk reflektojnë kërkesat e qytetarëve për të hapur listat e kandidatëve për deputetë.
“Hapni listat se Kodi Zgjedhor ndryshohet një herë jo sa herë keni qejf ju, jepini mundësinë shqiptarëve të votojnë atë që duan, të ikin në kosh plehra. reflektoni deputetë, ndaloni këtë seancë dhe mos u bëni pjesë e këtij aktrimi të shëmtuar!”
Ajo tha se do të qëndrojnë në foltore për të bllokuar vazhdimin e seancës parlamentare.