Rama i kënaqur me miratimin e Kodit Zgjedhor: Proces gjithëpërfshirës

Nga Exit News
Rama i kënaqur me miratimin e Kodit Zgjedhor: Proces gjithëpërfshirës

Pas daljes nga kuvendi, Rama tha se Kodi Zgjedhor është miratuar me konsensusin e opozitës parlamentare dhe për të janë marrë parasysh kërkesat e të gjithëve. Sipas tij procesi ka qenë gjithëpërfshirës, pavarësisht se produkti nuk është konsensual.

Ai tha shumica socialiste nuk ka shpikur asnjë model të jashtëzakonshëm, por vetëm kanë studiuar se si funksionojnë sistemet në botë.

Rama tha se të gjithë ata që kanë vota nuk kanë pse të kenë frikë nga asnjë lloj sistemi, sepse nëse ka vota, do të bëhet deputet.

Rama vazhdoi dhe akuzat për presidentin Meta:

“Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët akoma për Ilir Metën? Një njeri që fatkeqësisht nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruari dynjanë…”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>