Nisma Thurje: Do marrim pjesë në zgjedhje, por jo si parti tradicionale

Nga Exit News
Nisma Thurje: Do marrim pjesë në zgjedhje, por jo si parti tradicionale

Nisma Thurje do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, por jo në formën e një partie tradicionale.

Një prej themeluesve, Pano Soko ka sqaruar për Euronews Albania, se me ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor lind nevoja që të shikohen dhe vlerësohen të gjitha mundësitë për të shkuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij, me ndryshimet e Kodit, është praktikisht e pamundur që qytetarët me votën e tyre të dërgojnë në parlament deputetin e zgjedhur prej tyre dhe të mundin renditjen e kryetarit të partisë.

Lidhur me praninë e deputetes Hajdari në Nismës ‘Thurje’ Soko la të kuptohej se kjo do të kishte kuptim nëse kuvendi do të kishte votuar për hapjen 100% të listave:

“Me rënien e projektit, edhe kjo gjë nuk është më e mundur, se nuk ka më terrenin ku mund të zhvillohet bashkëpunimi. Ishte një projekt që do të mundësonte të shkonin në parlament njerëz të shkencës dhe dijes. Në këto kushte nuk ka më mjedis për ta zhvilluar, formacionet janë sërish politike dhe gara do të jetë e tillë.”

“Ne do të luftojmë deri në fund, do të shkojmë në garën e 25 Prillit, me qëllimin e vetëm për të mbajtur angazhimet tona, kjo është e sigurtë!” sqaroi Soko.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>