Ministria e Brendshme ka vendosur të kalojë punonjësit e policisë në moshë më të thyer në mbrojtjen e shkollave.
Nisur nga incidentet e fundit në shkolla veçanërisht ato me ngacmime seksuale, Lleshaj deklaroi të martën para Komisionit të Ligjeve:
“Kemi shumë punonjës që janë të vjetër në moshë dhe shërbejnë në ruajtjen e objekteve. E dimë se kemi pasur incidente në shkolla. Ndaj ata do të kalojnë në ruajtjen e këtyre objekteve.”
Nuk dihet ende se si do të kryehet ky proces dhe cilat kritere duhet të plotësojnë policët që do të kalojnë në ruajtjen fizike të shkollave.