Operacioni “Forca e Ligjit” u ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 2 shtetasve në Fier, të dënuar për vrasje.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
E. P, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë dhe I. (L.) N, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.
Deri në përfundimin e hetimit, OFL ka sekuestruar pronat e personave.