Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, sqaroi se arsyeja kryesore se përse PD nuk mbështeti ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ishte heqja e koalicioneve parazgjedhore me listë të përbashkët.
“Çështja kryesore e përplasjes mes opozitës dhe shumicës ishte çështja e koalicioneve, pra modeli i koalicionit siç ishte më para apo futja e këtij modeli që në fakt Shqipëria e hoqi me consensus në 2003. Pse? Sepse nuk funksiononte dhe ishte problematik”, tha Bylykbashi në një bisedë me Neritan Sejaminin, në emisionin “Me Pak Fjalë”.
Bylykbashi theksoi se PD kishte dhe probleme parimore me vendimet e shumicës socialiste:
“Problemi kryesor është ndryshimi i rregullave të procesit zgjedhor. U ndryshuan rregullat kur loja kishte filluar.
Ndryshimet, sidomos ato të djeshmet, kanë prekur marrëveshjen e 5 qershorit dhe prishja e rregullave që miratuam më 5 qershor është problemi kryesor.”