PD padit sërish Veliajn për shpifje

Nga Exit News
PD padit sërish Veliajn për shpifje

Partia Demokratike ka kallëzuar për të dytën herë në prokurori, për shpifje kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për akuzat ndaj Kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Kallëzimi i dorëzuar të mërkurën, lidhet me deklaratat e Veliaj, të martën, tek emisionin ‘Open’, i Eni Vasilit se “disponon prova që Lulzim Basha mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve për të lënë protestën tek Astiri”.

Në padi Veliaj akuzohet se ka shpifur me deklaratën se “PD është një çetë që vë gjoba dhe që u bie biznesmenëve për të marrë një vilë apo një makinë. Për këto akuza, kërkohet nga gjykata dënimin i Erion Veliajt për shpifjet e përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha, me qëllim dëmtimin e imazhit dhe përfitimin në zgjedhjet e ardhshme.

PD i mohon këto akuza duke thënë se ato ” janë të pavërteta, me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, të Lulzim Bashës si Kryetar i PD në opozitë”, me qëllim fitimin e “kredos politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”, thuhet në padi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>