![trumpoi Trump kthehet në zyrën Ovale ende i infektuar me Covid-19](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/trumpoi.jpg)
Presidenti amerikan Donald Trump u kthye në zyrën presidenciale, të mërkurën pasdite, për herë të parë që prej 2 tetorit kur u zbulua se ishte infektuar me Covid-19 dhe u shtrua në spital. Presidenti nuk është nagativizuar ende.
Trump njoftoi qytetarët se ka shkuar në zyrë për tu informuar për uraganin Delta që po godet vendin dhe për të folur me me guvernatorët e Teksasit dhe Luizianës për përgatitijet.
Presidenti ka shprehur dëshirën dhe që t’i drejtohet qytetarëve, por nuk është vendosur ende formati që nuk vë në rrezik pjesën tjetër të stafit të tij.
Stafi mjekësor i presidentit ka lajmëruar se ai nuk ka pasur simptoma për më shumë se 24 orë dhe ka qenë në gjendje të qëndrueshme.