Rama merr €60 milionë hua nga BERZH për investime në turizëm

Nga Exit News
Rama merr €60 milionë hua nga BERZH për investime në turizëm

Qeveria shqiptare do të marrë 60 milionë euro hua nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, dhe 40 milionë euro grante nga BE-ja për të investuar në turizëm.

një takim virtual, Rama bashkë me Presidentin e BERZH-it dhe Ambasadorin Soreca, nësnhkruan dy marrëveshjet e financimit për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër.

Rama falenderoi BERZH-in dhe BE-në për ndihmën dhe theksoi se BERZH do të ndihmojë vendin dhe që të thithë sa më shumë investime nga paketa e BE-së për Ballkanin Perëndimor:

“Ka një angazhim të jashtëzakonshëm nga BE dhe komisioni për të na ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin mbështetur në vizionin e një tregu të përbashkët rajonal, për të investuar në vëllime të tilla që mund të ndryshojnë tërësisht peisazhin duke u investuar te transporti.

Ne kemi nevojë për ekspertizën tuaj sepse tashmë kemi një sfidë dhe na duhet të kemi projekte të mira, që të përmbushim standartet e vendosura nga BE.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>