Kryeministri Rama inaguroi, të enjten, ndërmarrjen e re të Mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit në Fier, ndërtuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.
Bashkë me ministren e Infrastrukturës Balluku, Rama vlerësoi punimet e bëra dhe tha se ky investim do të ulë kostot e energjisë.
Rama foli për objektivin e qeverisë për të ndërtuar gazsjellësin adritiko jonian:
“Besoj që ju e keni dëgjuar që objektivi ynë është që së bashku me disa vende të tjera të rajonit të ndërtojmë dhe gazsjellësin adritiko jonian.
Ai është një ndryshim i madh në hapësirën ku ne jetojmë dhe sot me planin e madh të BE është një mundësi reale siç është një mundësi reale shtrirja e rrjetit të furnizimit me gaz në territor për familjet dhe bizneset.”