Partia Demokratike deklaroi se gjatë këtyre 7 viteve të kësaj qeverie rinia shqiptare ose është larguar nga vendi ose është bërë pjesë e krimit.
Në një status në Facebook, Enkelejd Alibeaj shkruan se:
“Të papunë, të pashpresë, të hedhur në rrugë prej shtetit, rinia shqiptare i serviret pa mëshirë grykësisë së krimit, rrugës së vrasjeve dhe trafikut të drogës. Kjo është e vetmja platformë qeverisjeje e një kryeministri që erdhi me krimin e që krimin ua servir shqiptarëve tash e 7 vjet. Viktima e kësaj alternative të Edi Ramës është, në radhë të parë, rinia shqiptare: ose duke u masakruar në këtë vend ose duke u larguar prej këtij vendi!”
Alibeaj pohoi se “25 prilli është dita që Edi Rama dhe qeverisja kriminale e tij të lajë njeherë e mirë borxhin dhe hakun e dhimbjes qe u ka shkaktuar shqiptarëve dhe familjeve të tyre”