Presidenti Meta takon rektorët e universiteteve

Nga Exit News
Presidenti Meta takon rektorët e universiteteve

Presidenti Ilir Meta takoi sot rektorët e universiteteve të Shqipërisë. Lajmin e bëri të ditur vetë ai në një postim në Facebook, ku shkruan:

“Shumë i lumtur sot të isha në një drekë pune me rektoret dhe rektorët e dekretuar të Universiteteve Publike të Shqipërisë. Një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime dhe për të diskutuar në prag të fillimit të vitit të ri akademik, mbi rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë, motivimin e të rinjve për një formim bashkëkohor konkurrues për tregun e punës, por veçanërisht për një vëmendje të shtuar ndaj masave për t’u kujdesur ndaj shëndetit të studentëve dhe stafit akademik në periudhën e vështirë të pandemisë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>