Qipro probleme me pasaportat që i shiti sipërmarrësve kundrejt përfitimeve fiskale

Nga Exit News
Qipro probleme me pasaportat që i shiti sipërmarrësve kundrejt përfitimeve fiskale

Qipro do të fillojë procesin e revokimit të pasaportave ‘të arta’ të shtatë individëve, të cilët i fituan ato duke paraqitur informacion të rremë gjatë aplikimit për nënshtetësi përmes Programit të Investimeve.

Lajmi u njoftua në një njoftim për shtyp nga qeveria e Qipros. Menjëherë pas deklaratës së qeverisë, mediat kanë mundur të zbulojnë se për kë bëhet fjalë dhe kanë zbuluar se janë sipërmarrës të cilët kanë blerë pasaportën qipriote për të pasur përfitime fiskale.

Njëri nga shtatë individët thuhet se është Jho Low, i cili u akuzua për pastrim të 4.5 miliardë dollarëve amerikanë të vjedhura nga fondi i pasurisë i Malajzisë. Jho Low mbetet i lirë dhe kërkohet nga autoritetet malajziane. Ai besohet se jeton në Kinë, edhe pse qeveria e Pekinit e ka mohuar këtë.

Një person tjetër që thuhet se do të humbasë pasaportën e tij dhe do të hetohet është Maleksabet Ebrahimi, i cili është në listën e personave më të kërkuar të Interpolit. Ai akuzohet për pastrim parash, mashtrim, falsifikim dhe udhëheqjen e një grupi të organizuar kriminal.

Sipas Al Jazeera, Ebrahimi kërkohet nga autoritetet si në Iran dhe Kanada, por mohon të gjitha akuzat dhe thotë se ai ka qenë në përputhje me ligjet iraniane dhe qipriote.

Të tjerët të identifikuar nga media lokale përfshijnë gruan e Ebrahimit, Mehdi Ebrahimi Eshratabadi, Sopheap Choeung, një aleat i ngushtë i Kryeministrit Kamboxhian Hun Sen, Zhang Schumin, një shtetas kinez, së bashku me biznesmenët rusë Alexander Bondarenko dhe Vladimir Stolyarenko.

Industria e pasaportave ‘të arta’ të Qipros – e cila ka ndihmuar qeverinë e saj të mbledhë më shumë se 7 miliardë euro që kur filloi programin në 2013 – është vënë nën kritikën e shtuar pasi njësia hetimore e Al Jazeera publikoi “Dokumentet e Qipros”, një rrjedhje e më shumë se 1,400 aplikime për pasaportë të miratuara nga qeveria qipriote në vitet 2017- 2019, që tregonte se sipeërmarrësit që përfitonin pasaportën kishin probleme me ligjin.

Ky lloj programi lejon që një biznesmen të blejë pashaportën e një vendi dhe të përjashtohet nga taksat e të ketë përfitime të tjera fiskale.

Qeveria Rama ka dashur të aplikojë të njëjtën skemë në Shqipëri.

Komisioni Evropian ka qenë shumë kritik ndaj programeve të tilla, të cilat “krijojnë një rrezik për vendet anëtare të BE-së, në veçanti ato përbëjnë rrezik për pastrim parash, korrupsion dhe evasion fiskal”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>