Vokshi, mësuesit nuk paguhen për orët shtesë

Nga Exit News
Vokshi, mësuesit nuk paguhen për orët shtesë

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se nuk ka paguar mësuesit për të gjitha orët shtesë të punës, gjatë pandemisë.

Albana Vokshi, në një deklaratë për median, ditën e shtunë tha se mësuesit:

“Punojnë mbi 20 orë shtesë në vështirësi të jashtëzakonshme, por paguhen maksimumi për 6 orë mësimi”.

Vokshi tha se “14 e më shumë orë të tjera shtesë në muaj zhduken pa u vlerësuar”, sepse për “Për kryeministrin në ikje, pazaret me oligarkët dhe klientët e qeverisë janë i vetmi prioritet”. Ajo tha se qeveria e re pas 25 prillit, “çdo orë mësimi do të paguhet”.

Vokshi tregoi me grafik se si nuk paguhen orët shtesë të mësuesve:

foto

foto

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>