Të paktën katër roje personale të Papa Franceskut në Vatikan, kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.
Ata kanë simptoma dhe janë karantinuar, por kjo se ka ndaluar papën të vazhdojë punën.
Papa 83-vjeçar deri më tani nuk ka asnjë simptomë, por po mbahet në vëzhgim.
Përveç rojeve, vetëm tre qytetarë të Vatikanit janë infektuar me Covid-19.
Në Vatikan mbajtja e maskave është e detyrueshme në të gjitha ambientet, si jashtë dhe brenda.