Për kryeministrin Edi Rama, ‘koka e korruspionit’ në Shqipëri nuk janë politikanët, por gjyqtarët e prokururorët.
Duke folur në një konferencë të nivelit të lartë për luftën ndaj korrupsionit, Rama hoqi përgjegjësitë nga politikanët e zyrtarët e lartë për korrupsionin e kudondodhur:
“Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët. Nuk kanë qenë politikanët pavarësisht se kanë qenë pjesë. Koka kanë qenë korporata e këtyre gjykatësve dhe prokurorët që kanë krijuar pandëshkueshmërinë në sistem.”
Kryeministri theksoi se nuk mund të ketë luftë ndaj korrupsionit, nëse nuk ka luftë brenda sistemit të drejtësisë:
“Nuk do të ketë goditje të larta kundër korrupsionit, nëse nuk do të ketë goditje të korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë. Harrojeni!”
Për këtë, Rama shprehu besimin se do të jetë Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion ajo që do të kthejë besimin e shqiptarëve në sistemin e drejtësisë. Nëse kjo nuk do të ndodhë, Rama tha se do të jetë ‘zhgënjimi më i madh i shqiptarëve me reformën në drejtësi’:
“SPAK-u ka misionin të pastrojë deri në fund, ata që vetting i pastron thjesht dhe vetëm nga sistemi.
Kjo është premise e cila SPAK-un do ta bëjë institucionin që të gjithë kemi shpresuar dhe mbi të gjitha shqiptarët kanë shpresuar.
Përndryshe SPAK-u do të jetë zhgënjimi më i madh ndaj shqiptarëve tek reforma në drejtësi.”