Basha i përgjigjet Ramës: I trembesh drejtësisë ndaj e sulmon atë

Nga Exit News
Basha i përgjigjet Ramës: I trembesh drejtësisë ndaj e sulmon atë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama për deklaratën e tij se ‘koka e korrupsionit janë gjyqtarët e prokurorët’.

një konferencë për shtyp me gazetarët, Basha tha se ‘Rama i trembet drejtësisë’ ndaj e sulmon atë:

“Këtë e thotë një hajdut që i trembet drejtësisë.  Drejtëisnë e korruption politika. Sa kohë ka qeveri të korruptuar, nuk mund të ketë drejtësi. Sa kohë të jenë Edi Rama kryeministrër nuk do të ketë drejtësi.”

Basha theksoi se në vend do të ketë drejtësi vetëm kur qeveria të drejtohet nga ‘një kryeministër që nuk ushtron presion mbi drejtësinë.’

Ai tha se reforma në drejtësi ka dështuar, pasi është kapur nga shumica socialiste:

“Drejtësia është e kapur nga PS, reforma nuk solli atë që donin qyteteët sepse është kapur nga PS-ja.”

Basha përmendi tre emra, të cilët tregojnë se përse Rama ka frikë nga drejtësia dhe mundohet me çdo kusht ta kapë atë:

“Tahiri, Dako, Gjiknuri, – këto emra tregojnë çfarë tmerri ka Rama nga drejtësia.

Përse e mban Dakon në kryesinë e PS-së kur SHBA-të e futën në listën e zezë?! Sepse ka frikë nga i penduari, se po foli tregon çfarë ka bërë me urdhër të Ramës.”

Basha tha se kur të jetë ai kryeministër, nuk të ushtrojë presion mbi sistemin e drejtësisë, por do t’i kërkojë atyre vetëm një gjë: të çojnë para drejtësisë këdo që ka abuzuar me pushtetin dhe paratë e shqiptarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>