Ambasadori britanik i zhgënjyer me reformën zgjedhore: Shkelet 5 qershori

Nga Exit News
Ambasadori britanik i zhgënjyer me reformën zgjedhore: Shkelet 5 qershori

Ambasadori britanik në Shqipëri Duncan Norman është i zhgënjyer me miratimin e njëashëm të ndryshimeve kushtetuese për reformën zgjedhore.

Duke folur nga Korça, ambasadori theksoi se është i zhgënjyer dhe me ndryshimet e Kushtetutës, por nuk komentoi më gjatë se për cilin ndryshim është i zhgënjyer:

“I zhgënjyer që Reforma Zgjedhore nuk u mbyll me konsensus. Gjithashtu jam i zhgënjyer nga ndryshimet Kushtetuese.

Qeveria britanike është e zhgënjyer që ka pasur një vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese përtej asaj çfarë ishte dakordësuar në 5 qershor”

Duncan Norman i bëri apel institucioneve që pavarësisht se çfarë ndodhi, të vazhdojnë me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi ajo luan një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>