Rama-Basha replika në distancë për lapsuset e korrupsionin

Nga Exit News
Rama-Basha replika në distancë për lapsuset e korrupsionin

Kryeministri Rama dhe kreu i PD-së Basha kanë replikuar, të martën, në distancë lidhur me dekla

Një ditë më parë, Basha bëri një lapsus duke biseduar me gazetarët, në vend që të thoshtë ‘6 nga 10 bisnese’, tha ‘6 nga 4 biznese’.

Menjëherë pas saj, kryeministri Rama e quajti Bashën ‘artist’ për të lënë të kuptohet se nuk është shumë i zoti me shifrat.

Sot duke folur sërish me gazetarët, Basha komentoi se ‘lapsuset e tij,  nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve, ndryshe nga miliona eurot që kushtojnë vjedhjet e Ramës.’

Basha theksoi dhe faktin se Rama, ndryshe nga sa thotë publikisht, i dëgjon propozimet e Bashës për rimëkëmbjen ekonomike dhe menaxhimin e pandemisë:

“Ai lapsus është 6 në 10 biznese, e thotë banka botërore, 6 në 10 biznese nuk nxjerrin fitim. Ja pra që i dëgjoka fjalët e mia jo për tu ardhur në ndihmë shqiptarëve por për të vazhduar vjedhjen.

Meqë e dëgjon konferencën po ia përsëris edhe nëjherë planin dhe po i them ti vërë gishtin kokës dhe të mos merret me cic mice.”

Këtyre deklaratave i ka kthyer përgjigje Rama, nga një konferencë për shtypi me ministrin e Bujqesisë Bledi Çuçi.

“Kur vjen puna tek shifrat, aty jemi në kushtet e komedisë dhe jo të bisedës serioze.

Investimet e tyre në sistemin e kullimit nuk i kemi gjetur, punët e deklararuara në letër nuk janë bërë atje. Siç qajnë tani 6 halle në 4.”

Pyetur nëse i ka dëgjuar propozimet konkrete të Bashë, Rama sërish tha se nuk i ka dëgjuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>