Koduzi, përfaqësuesi i PD: nuk e vej maskën në ambjentet e jashtme

Nga Exit News
Koduzi, përfaqësuesi i PD: nuk e vej maskën në ambjentet e jashtme

Eksperti i Shëndetësisë pranë PD-së, Gazmend Koduzi i ftuar në emisionin “Real Story” në Neës 24 me gazetarin Sokol Balla deklaroi se ai nuk do ta zbatojë rregullin e fundit anticovid të qeverisë, për të vendosur maskën në çdo ambient.

“Jashtë nuk e vendos maskën, është edhe qëndrim personal edhe mjekësor. Do të jap argumente: Kur merret një masë ka parsysh kontekstin ku thuhet: Shqipëria ka transmetim me vatra të virusit, të thuash vendos maskën kur del jashtë është si të mbyllësh sytë, të gjuash me çifte dhe të besosh se do vrasësh ndonjë zog”.

Ai mbështeti mendimin e mbajtjes së maskës në ambjente të brendshme, sepse ngarkesa e virusit është më e madhe.

Koduzi u shpreh se nuk mundet dot të lejosh ambjentet e brendshme të bareve dhe të vendosësh maska në rrugë.

“Bota i vë maskat, por ka bërë edhe testim edhe gjurmim të virusit. Ne jemi të fundit në rajon për testimet, gati 3 herë më pak se Bosnja dhe 5 herë më pak se Greqia dhe Serbia”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>