Partia Ura e Malit të Zi, e drejtuar nga Dritan Abazoviç, do të drejtojë tre ministri dhe agjencitë e shërbimeve sekrete.
Ky vendim i qeverisë së re malazeze, e cila ende nuk është betuar zyrtarisht, është kundërshtuar nga partitë proserbe.
Sipas mediave malazeze, Abazoviç ka lajmëruar që në krye të ministrive do të delegojë ekspertë dhe jo politikanë.
Qeveria e re e Malit të Zi pritet të plotësohet përfundimisht këtë të dielë, kur të publikohen dhe zyrtarisht emrat e të gjithë ministrave.