Prokurorja Pranvera Pustina është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit.
Vendimi u mor ë mërkurën nga trupa e përbërë nga Genta Tafa, Suela Zhegun dhe Etleda Çiftja.
Pustina është dhe shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela.
Vetingu për të u bë në të treja kriteret: të pasurisë, profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës.
Në asnjërën prej kritereve, KPK nuk gjeti probleme.
Pranvera Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe fillimisht është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Në vitin 2015, Pustina u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo është komanduar në pozicionin e shefes së kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.