Naftëtarët hyjnë në rafineri: Kompania private është larguar prej muajsh

Nga Exit News
Naftëtarët hyjnë në rafineri: Kompania private është larguar prej muajsh

Naftëtarët e Ballshit, pas përplasjeve me policinë private, kanë hyrë me forcë në ambientet e rafinerisë.

Ata mundën të çanin kordonin e policisë dhe të futen brenda godinës.

Sipas  Kreut të Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj rafineria është braktisuar prej muajsh nga kompania private:

“Këtu nuk ka privat. Ne jemi këtu për t’u treguar shumë qartë që ky ka qenë një shoë i radhës, nuk ka pronar. Tani nuk ka asnjë zyrë, dera është kyçur, prej një viti ka heshtje, ai që thotë jam pronar, ne kemi dëgjuar që ka iku “Allun”. Kjo i nxjerr zbuluar që këtu nuk ka.”

Naftëtarët i bënë thirrje qeverisë që të ndërhyjë pasi një kompani private që menaxhon një pasuri publike nuk mund të largohet pa paguar punonjësit prej më shumë se një viti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>