“Strategjia e PD-së gjatë kësaj periudhe ka qënë premtime normale, plane realiste jo të jashtëzakonshme. Unë shoh një strategji për të pasur njerëz normal, më pak agresiv.”
Kështu u shpreh Armand Shkullaku në emisionin ‘Me Pak Fjalë‘ në Euronews, duke komentuar startegjinë e PD-së.
Ai sqaroi se normali [..] është zgjedhur enkas sepse nuk krijohet dot frymë tek qytetarët. ‘Është e vështirë që këta njerëz në politike prej 30 vitesh të krijojnë frymë,’ shtoi Shkullaku.
‘Këtu nuk krijohet dot frymë, ndërrohet forca politike por nuk ndryshon pushteti. Janë të njëjtët njerëz, dhe shpesh vota devijohet tek ekstreme të djathta, të majta,’ theksoi ai.
Shkullaku parashikoi se këtë herë, fushata do të diktohet nga opozita në një front të bashkuar, si një bashkim për largimin e Edi Ramës.