
Presidenti Meta ka ngritur shqetësimin për rritjen e kultivimit të kanabisit në vend, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.
Sipas Metës, ky është tashmë një fenomen i njohur, që përdoret si mjet përfitimi nga grupet kriminale që marrin më pas kontrollin elektoral të qarqeve.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se paratë e ardhura nga krimi përdoren në zgjedhje dhe ‘si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.’