
Ministri Lleshaj deklaroi, të enjten, se ‘Shqipëria ka situatën më të mirë të rendit në historinë e saj’.
Duke folur gjatë seancës plenare, Lleshaj tha me bindje se 75 për qind e qytetarëve shqiptarë sot ndihen të sigurtë në vend:
“Siguria përkufizohet edhe si munges ae frikës, qytetarët janë të sigurtë kur e ndiejnë veten të sigurtë dhe nuk kanë frikë. 75% e qytetarëve të Shqipërisë sot mendojnë se ndihen të siguritë, madje janë të sigurtë edhe kur udhëtojnë vetëm në fshatrat e Shqipërisë.
Niveli i sigurisë në vend është më i mirë që kemi pasur në dekada ndonëse larg pritshmërive tona.”
Ministri nuk përmendi asnjë referncë për këto të dhëna.
Po ashtu, Lleshaj tha se policia po bën një punë të mirë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale:
“Niveli i goditjes dhe zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale është rritur në mënyrë të ndjeshme. Shumë lëmshe të ngatërruara në vite të krimit po zbërthehen me ritëm inkurajues.”
Po ashtu, sipas Lleshajt, viti 2019, ka qenë vit i sukseshëm dhe kundër trafikimi të kanabisit në vend.