![qafe bote Hapet Qafë-Bota për kalimin e punëtorëve sezonalë për në Greqi](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/qafe-bote.jpg)
Të gjithë punëtorët sezonalë shqiptarë që do të shkojnë në Greqi mund të kalojnë nga pika kufitare e Qafë-Botës, e cila do të hapet nga 25 tetori deri në 10 nëntor.
Testi PCR për Covid-19, për gjithë punëtorët sezonalë, do të bëhet falas në doganë.
Në këtë pikë kufitare do të lejohen të kalojnë vetëm ata persona që kanë një kontratë pune ose janë pjesë e agjencive që rekrutojnë punëtorët sezonalë.
Pika kufitare me Greqinë në Qafë-Botë është aktualisht e mbyllur, por institucionet nga të dyja shtetet po bëjnë përpjekje për ta hapur atë.