Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur, të enjten, kreut të PD-së Basha në lidhje me akuzat për ‘mafien e plehrave’.
Në një postim në Twitter, Rama e quajti Bashën ‘dhëndërr të inatosur’ që kërkon të bëhet kryeministër ‘me plehrat në gojë’.
Rama këmbënguli se plani i qeverisë për ndërtimin e inceneratorëve është një plan i mirë:
“Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!”
Me nota ironike, Rama tha se Basha ‘është nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë’.
Me herët kreu i PD-së Basha akuzoi Ramën, Veliajn e Ahmetajn se bashkë me sipërmarrësin Klodian Mërtiri janë ‘grup i strukturuar kriminal’ që po vjedhin miliona euro nga buxheti i shtetit për inceneratorë që nuk ekzistojnë.