Kreu i PD-së Basha akuzoi kryeministrin Rama se po varfëron dhe largon nga vendi shqiptarët me abuzimet e tij.
Në një postim në Twitter, Basha iu përgjigj reagimeve të Ramës që e quajti Bashën ‘dhëndërr të inatosur’ që kërkon të bëhet kryeministër ‘me plehrat në gojë’.
Sipas kreut të opozitës, Rama është shkaktari kryesor i skamjes dhe largimit të shqiptarëve nga vendi:
“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja.”