![manastirliu Manastirliu i përgjigjet Bashës: Mos bëj politikë me pandeminë](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/03/manastirliu.jpg)
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu përgjigj, të enjten, kreut të PD-së Lulzim Basha për planin me 5 pika për menaxhimin e krizës.
Duke folur nga kuvendi, Manastirliu tha se situata është serioze dhe nuk duhet bërë politikë me të:
“Kush nuk do të shohë qartë, mund ta përdorë këtë situatë për të bërë politikë. Edhe ata që janë jashtë parlamentit vijojnë të flasim për plane e pika, por unë besoj se është situatë serioze, duhet ta trajojmë të tillë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi është një virus që kërcënon jetën e shqiptarëve.”
Ministrja falenderoi qytetarët për mbatjen masive të maskës në 15 tetor, datë kur nga mbajtja e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë është e detyrueshme.