Rama kritikon gjuhën e përdorur nga Basha në publik

Nga Exit News
Rama kritikon gjuhën e përdorur nga Basha në publik

Kryeministri Edi Rama e kritikoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha për gjuhën e përdorur ndaj tij. Në emisionin, Opinion, Rama tha se:

“Një politikan që do të bëhet kryeministër dhe del e shfryn në atë mënyrë është për t’i vënë një pullë të kuqe”.

Ai shpjegoi edhe një shprehje të tij ofenduese, drejtuar ish-kryeministrit Berisha:

“Atë shprehje unë e thashë me zë të ulët dhe me veten time, nuk ishte as për Sali Berishën dhe ishte një shfryrje e një njeriu. Nuk thua dot që ai ishte komunikim publik. Meqë është pretendent që nuk do të behet kurrë kryeministër, flet ashtu”.

Ndërsa, për shprehjen e tij si “Meta pas këpucës”, kryeministri tha se kjo “është alegori, është përdorimi i gjuhës, që efekti e bënë dhe ruan komunikimin”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>