Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Kurbin

Nga Exit News
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Kurbin

Reshjet e vazhdueshme të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa fshatra të Kurbinit.

Në fshatin Gjorem, uji ka hyrë brenda disa banesave, ndërsa sipërfaqe të mëdha toke bujqësore ndodhen nën ujë.

E njëjta situatë është paraqitur dhe në fshatin Zheje dhe Katund i Ri.

Familjet e zonës ka thënë se e njëjta situatë është përsëritur çdo vit në zonë, por institucionet nuk kanë marrë asnjë masë për ta parandaluar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>