Policia procedon 15 qytetarë, protestuan kundër mbajtjes së maskës

Nga Exit News
Policia procedon 15 qytetarë, protestuan kundër mbajtjes së maskës

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj 15 qytetarëve, të cilët protestuan një ditë më parë, kundër masave anti-Covid.

Policia i ka vendosur atyre dhe gjobë për shkelje të aktit normative që ndalon grumbullimin e qytetarëv, për shkak të pandemisë.

Të enjten, dhjetra qytetarë protestuan para kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë për  mbajtjen e maskave në të gjithë ambientet jashtë shtëpisë. Ata u shpërndanë nga policia.

Prej 15 tetorit, qeveria Rama ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave kudo për të ndaluar përhapjen e virusit. Personat, të cilët nuk e mbajnë maskën do të gjobitjen me 3 mijë lekë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>