Këshilli Kombëtar i Punës vendosi rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë. Aktualisht paga minimale është 26 mijë lekë të reja.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj njoftoi se paga bazë minimale në shkallë vendi, është e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj.
Në një postim në Facebook, Denaj shkruan:
“Angazhimi i Qeverisë në Këshillin Kombëtar të Punës me 7 Ministri është tregues i vëmendjes që kemi ndaj kërkesave të sindikatave.
Bashkëpunimi ndërinstitucional në kuadër të përgjegjësisë sociale ka sjellë si rezultat rritjen e pagës minimale mbi parimin e “Pagës së Denjë per Punë të Denjë”.
Vendimi për rritjen e pagës minimale u paralajmërua para dy javësh nga kryeministri, Edi Rama.