Partia Demokratike ka ngritur shqetësimin se vonesat me të cilat policia zbardh ngjarjet kriminale, vë në rrezik jetën e qytetarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti Enkelejt Alibeaj u shpreh:
“Në Himarë, një biznesmen u vra në atentat, në mes të ditës; Në Tiranë, një biznesmen denoncon në polici një tentativë për atentat.
Të dyja janë raste tronditëse, që tregojnë shthurjen e kësaj qeverie në muajt e fundit të saj.”
Sipas Alibeajt, zvarritja që policia i bën çështjeve të tilla është ‘kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar.’