PD padit të SPAK Ramën, Veliajn, Ahmetajn për aferën me inceneratorët e mbetjeve

Nga Exit News
PD padit të SPAK Ramën, Veliajn, Ahmetajn për aferën me inceneratorët e mbetjeve

Partia Demokratike ka paditur në Prokurorinë AntiKorrupsion, SPAK, kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj, ministrin Ahmetaj, ish-ministrin e Mjedisit Koka dhe sipërmarrësit Klodian Zoto e Mirel Mërtirin, për abuzime me paratë e qytetarëve përmes skemës së inceneratorëve të mbetjeve.

PD akuzon zyrtarët dhe sipërmarrësit për formimin e një ‘grupi të strukturuar kriminal’,  ‘shpërdorim detyre’, ‘shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’.

Me anë të kësaj padie, PD-ja kërkon pezullimin e ushtrimit të detyrës publike për të akuzuarit.

Përfaqësuesit e PD-së Jorida Tabaku dhe Çlirim Gjata u shprehën:

“Bashkia e Tiranës dhe e gjithë qeveria kanë vënë në funksion të këtij inceneratori dhe kanë nxjerrë nga tregu kompanitë e riciklimi. Shteti i ka bërë të gjitha pagesat, ndërkohë që nga pala tjetër është bërë vetëm 20 për qind e investimit. Ku shkojnë paratë, kush fshihet pas?!”

Prej disa kohës, PD ka denoncuar çdo ditë pagesat miliona euroshe që qeveria Rama i ka bërë kompanisë që menaxhon monopolin e inceneratorëve në vend.

Për të lexuar më shumë për aferën e inceneratorëve, klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>