Ministria e Brendshme ka vendosur dëbimin e shtetasit iranian Ehsan Bidi, sipas raportimit të televizionit Abc News.
Në vendimin e siguruar nga ABC News, Ministria e Brendshme më 17 tetor, ka vendosur dëbimin e Ehsan Bidi si person i padëshiruar.
Ai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri si pjesë e muxhahedinëve. Bidi erdhi në Shqipëri si pjesë e grupit të Muxhahedinëve, të cilët strehohen në kampin e Manzës që prej vitit 2013, me qëllim ngritjen e një rrjeti spiunësh.
Në janar 2020, Top Channel, lajmëroi se autoritetet e anti-terrorit dhe migracionit po bëhen gati të dëbojnë nga Shqipëria iranianin Ehsan Bidi, i larguar nga kampi i Manzës. Atij i është refuzuar leja e qëndrimit dhe autoritetet po përgatisin procedurat e largimit të tij.