Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka përshëndetur punën e presidencës dhe kuvendit për rihapjen e aplikimeve për vendet e mbetura ende bosh në Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një postimi në Twitter, Kim përshëndet kandidatët që iu përgjigjën thirrjes për aplikim dhe i bën apel KED-it që të të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët.
Kim theksoi se vendi duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese brenda vitit.
Në 16 tetor, presidenti Meta publikoi listën e kandidatëve për vendin e lënë bosh nga Besnik Imeraj. Kandidaturat janë:
- Aleksadër Toma
- Altin Binaj
- Aldona Sylaj
- Ardita Buna (Alsula)
- Eugen Papandile
- Ilir Haznedari
- Klajdi Mone
- Orkida Totojani
- Përparim Kalo
- Shaqir Hasanaj
Ndërsa kuvendi publikoi në 19 tetor, listën me tre kandidatë për vendin lënë bosh nga Fatos Lulo.
Ata janë:
- Altin Binaj
- Ardita Buna Alsula
- Ilir Haznedari