PD akuzon Ramën se po i shet qytetarëve video 3D për investime që nuk ekzistojnë

Nga Exit News
PD akuzon Ramën se po i shet qytetarëve video 3D për investime që nuk ekzistojnë

Partia Demokratike ka vijuar akuzat kundër qeverisë Rama për aferën e incenerëtarorëve të mbetjeve.

Dorian Teliti, në një postim në Facebook, akuzoi Ramën se po i server qytetarëve ‘video 3D’ për t’i mashtruar për investime në inceneratorë që nuk ekzistojnë.

“Edhe sot ER, u paraqiti shqiptarëve një video 3D në vend, siç bën për çdo rrugë, port apo aeroport që u servir shqiptarëve

Pasi ka dhënë 25 milion euro vetëm për inceneratorin e Tiranës dhe inceneratori nuk duket gjëkundi, ER ka bërë gati për të paguar Klodian Zotos dhe mafias së inceneratorëve pas tij 430 milion euro të tjera nga paratë publike,” shkruan Teliti.

Për më tepër, përfaqësuesi i opozitës denoncoi se Rama i ka dhënë Zotos edhe monopolin e mbetjeve të ngurta të Tiranës, duke falimentuar industrinë e riciklimit.

Sipas Telitit, dyshja Rama-Veliaj ka vetëm një premtim: atë ndaj Klodian Zoton për t’i dhënë rreth 500 milion euro, dhe jo ndaj qytetarëve për të pastruar qytetin dhe mirëmenaxhuar financat publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>