Kryeministri Edi Rama akuzoi kreun e opozitës Lulzim Basha se po përhap panit tek qytetarët kur deklaron se spitalet janë mbushur plot me pacientë.
Gjatë një dalje publike me rrjetin e inspektorëve të Task-Forcës, Rama tha se në dy spitalet Covid-19 ka ende 25 për qind të vendeve të lira dhe se dy struktura të tjera janë gati për tu hapur:
“Del ky tjetri, se si Coli me Lolin, “kapacitetet janë ezauruar, spitalet janë tejmbushur, njerëzit po lihen rrugëve”, Ca janë këto? Ca janë këto? Këto janë skandale morale të pagëlltitshme se sot ne jemi absolutisht të përgatitur për më të keqen por duam që ta mbajmë larg.
Sot ne s’kemi problem kapacitetesh se në dy spitalet COVID kemi 1/4 bosh por ritmi i numrit të të infektuarve tregon që mund të mbushen në një kohë të shkurtër.”