“Unë jam grek nga gjyshi në gjysh. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Po kështu, unë kam marrëdhënie miqësore me njerëz të denjë nga ky vend, por jo me shqiptarë!”.
Kështu u shpreh Pirro Dhima në jnë intervistë për median greke Prototema, ku mohoi çdo mirënjohje për Shqipërinë dhe shqiptarët, vendi ku u trajnua dhe u formua si sportist.
“Unë fillova të ngre pesha kur isha 7 vjeç. Dhe që nga fillimi u konsiderova një nga talentet më të mëdha. Edhe pse më pëlqente futbolli dhe sportet e tjera, rreth moshës 13 vjeç vendosa t’i përkushtohem plotësisht sportit. Unë isha i mbingarkuar nga peshat “, tha Dhima për gazetarin grek.
Ai i ka treguar gazetarit grek se u largua nga Shqipëria në “7 shkurt 1991, kur isha 19 vjeç”. Dhima duke folur për jetën në Shqipëri u shpreh se:
“Vite guri. Edhe më keq për ne veriorët. Për shembull, Partia Komuniste nuk na dha veriorëve mundësinë për të studiuar në universitete. Vetëm njerëzit e betuar në parti nga Epiri i Veriut ishin të qetë.”