Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf ka theksuar se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një ndër kushtet kryesore për integrimin e vendit në BE.
Gjatë një vizite në Shkodër, Zingraf deklaroi se Shqipëri ka bërë hapa përpara, por ka ende shumë punë për të bërë:
“Shqipëria ka shumë për të bërë. Janë kushte për t’u plotësuar. Këtë gjë nuk duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlini, por për vete. Një nga kushtet, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe disa kushte te tjera.”
Lidhur me akuzat e shumta mes qeverisë dhe opozitës, Zingraf i quajti ato normale për një fushatë elektorale.