Drejtori i spitalit COVID 2, ‘Shefqet Ndroqi’ , profesor Perlat Kapisyzi në një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët theksoi se maskat janë të rëndësishme, për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Në kushtet e mungesës së kurës dhe vaksinës, mbajtja e maskës ndihmon në mbrojtjen e vetes dhe të të tjerëve. Mbajmë maskën shpëtojmë jete”, tha mjeku Kapisyzi.
Ai sqaroi se virusi ka rritur aftësinë ngjitëse dhe agresivitetin e tij:
“Virusi Sars-COV2 ka pësuar mutacion genetik ku një nga më të rëndësishmit është D614G, ky mutacion ka bërë virusin më aftësi më ngjitëse, duke rritur ngarkesën virale. Tashmë shumë studime kanë vërtetuar se sa më e madhe ngarkesa virale aq më e lartë sëmundshmëria dhe vdekshmëria. Virusi është bërë më agresiv”.